Zemrën e kam të thyer

Futboll

Zemrën e kam të thyer

Më: 24 maj 2018 Në ora: 12:50
James Collins

Pas zyrtarizimit të Manuel Pellegrinit në krye të skuadrës, West Ham ka nisur punën për rinovimin e skuadrës me elementë të rinj dhe i sakrifikuari i parë është mbrojtësi uellsian James Collins, kontrata e të cilit skadon në qershor.

34-vjeçari, pjesë e West Hamit që nga viti 2012 në këtë sezon është aktivizuar në 13 ndeshje në Premier League dhe ka shënuar një gol.

Në një postim në rrjetet sociale Collins shkruan: “Kështu si është situata do të largohem nga West Hami më 30 qershor. Zemrën e kam të thyer”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat