Lëndohet ylli i Brazilit

Futboll

Lëndohet ylli i Brazilit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 12:43
Lojtarët e Brazilit

Brazil, i cili është duke u përgatitur për Kampionatin Botëror të Rusisë 2018, këto ditë është përballur me disa probleme të vogla lëndimesh, veçanërisht të Fagner dhe Douglas Costa.

Në lidhje me këtë të fundit, mjeku i “Selecao”, Rodrigo Lasmar, është shprehur në këtë mënyrë:

“Douglas Costa ka pësuar një problem në pjesën e pasme të kofshës së tij të majtë. Ai e kishte këtë problem të vogël që në fillim, por kur mbërriti këtu, kishte më shumë shqetësime e dhimbje. Për këtë arsye, situata e tij do të vlerësohet me kujdes dhe më pas do të vendoset mbi pjesëmarrjen në ndeshjen e parë miqësore, kundër Kroacisë, 3 qershorin e ardhshëm. Nuk është koha për ta rrezikuar atë para Kupës së Botës”.

Mjeku thotë se ka perspektiva më të mira në lidhje me Fagner: “Shërimi i tij nga lëndimi po ndjek dispozitat e parashikuara. Ne e dinim se nuk do të jetë në gjendje për të qenë gati javën e parë të trajnimit. Por është e mundur që nga java e ardhshme ai do të kthehet për të punuar me grupin në fushë. Dhe, madje, mund të luajë ndeshjen e parë miqësore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat