I zhgënjyer

Futboll

I zhgënjyer

Më: 24 maj 2018 Në ora: 12:40
Sarri

Ancelotti është tashmë në krye të Napolit. Lajmi doli pak përpara se Sarri të shkarkohej. Tashmë ish-trajneri i Napolit është pa ekip, dhe mediat e çojnë të Chelsea në Londër.

Një tjetër destinacion i mundshëm është edhe Zeniti, që aktualisht është pa trajner, pasi Mançini mori drejtimin e kombëtares së Italisë. Pasi mori vesh zyrtarizimin e Ancelottit, Sarri është shprehur i zhgënjyer: Nuk e meritoja të ndahesha në këtë mënyrë me Napolin. Kam bërë punë të mirë në 3 vite. Largimi në këtë mënyrë i hedh poshtë të gjitha”, u shpreh Mauricio Sarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat