Tashmë dihen kundërshtarë e Dritës

Futboll

Tashmë dihen kundërshtarë e Dritës

Më: 24 maj 2018 Në ora: 11:37
Drita

Tashmë pothuajse dihen tre kundërshtarët e skuadrës kosovare në Ligën e Kampionëve.

Nga Gjibraltari, Lincoln Red nga Andora, Santa Coloma dhe nga San Marino La Fiorita janë kundërshtarët e mundshëm të Dritës në rundin parakualifikues të Ligës së Kampionëve.

Në fakt me 12 qershor do hidhet shorti për ndeshjet gjysëm finale mes katër skuadrave të lartë cekura, ku do zhvillohet vetëm nga një ndeshje dhe fituesit nga dy takimet do luajn në finale për një vend që dërgon në rundin e parë kualifikues.

Por kjo nuk është e tëra. Drita në raste se nuk arrijn të siguroj një vend në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, do kualifikohet direkt në rundin e dytë të Ligës së Evropës, që i bie të jetë me shumë skuadra të mëdha Evropiane.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat