Liverpool me ofertë për Donnarumma

Futboll

Liverpool me ofertë për Donnarumma

Më: 24 maj 2018 Në ora: 09:46
Gigio Donnarumma

Liverpool është i gatshëm të bëjë ofertën e parë për portierin e Milanit, Gigio Donnarumma.

Gardiani i ri i  Italisë pritet të largohet nga Milano këtë verë, pasi ka kaluar një kohë të vështirë me përkrahësit këtë sezon.

Corriere dello Sport thotë menjëherë pas përfundimit të Ligës së Kampionëve të së shtunës, Liverpool do të paraqesë një ofertë prej 40 milion euro për Donnarumma. Megjithatë, Rossonerët dëshirojnë 70 milion euro.

Shefi i Milanit Massimiliano Mirabelli deklaroi javën e kaluar: "Ai është pjesë e trashëgimisë së klubit dhe nuk do ta lirojmë lehtë atë, përveç nëse dikush e vlerëson atë si duhet të vlerësohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat