Sarri ka tri alternativa pas shkarkimit nga Napoli

Futboll

Sarri ka tri alternativa pas shkarkimit nga Napoli

Më: 24 maj 2018 Në ora: 08:49
Maurizio Sarri (Getty Images)

Burime të shumëfishta në Itali pohojnë se Maurizio Sarri do të takohet të enjten me drejtuesit e Chelseat pasi u shkarkua nga Napoli.

Napolitanët larguan strategun për ta emëruar Carlo Ancelottin, i cili nënshkroi kontratë trevjeçare.

Tani janë tre opsione për strategun, pasi ai mund të shkojë në Chelsea, Zenit St Petersburg ose të pushojë për një vit.

Sipas disa burimeve, përfshirë Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio dhe Sportitalia, foleja e re e 59-vjeçarit do të jetë Londra.

Në të njëjtën kohë, alternativa e Zenitit mbetet një opsion dhe agjenti trajnerit do të ketë një takim me drejtuesit e klubit rus.

Chelsea ka disa vendime për të bërë, pasi Antonio Conte është ende në kontratë dhe refuzon të japë dorëheqje, kështu që klubi do të duhet ta paguajë për shkarkim.

Sarri nuk është emri i vetëm në listën e Stamford Bridge, pasi Luis Enrique është kandidati tjetër i nxehtë si dhe francezi Laurent Blanc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat