Tifozët e Milanit e quajnë tradhtar Ancelottin, kjo është arsyeja

Futboll

Tifozët e Milanit e quajnë tradhtar Ancelottin, kjo është arsyeja

Më: 23 maj 2018 Në ora: 22:23
Carlo Ancelotti

Tifozët e Milanit janë acaruar tejmase nga trajneri Carlo Ancelotti.

58-vjeçari, i cili deri në tetorin e kaluar po punonte te Bayern (u shkarkua nga detyra pas humbjes 3-0 me PSG-në), sot u zyrtarizua si timonieri i ri i Napolit.

Askush nuk e priste këtë lëvizje të tij, sidomos kuqezinjtë, të cilët e ëndërrojnë rikthimin e tij prej vitesh. Don Carlo ka thuajse një dekadë që u mungon atyre. Atje ai ka fituar Ligën e Kampionëve dhe çdo milanmist po e pret me padurim këtë trofe për t’iu rikthyer lavdisë.

Duke iu referuar rrogës së lartë që do të ketë te Napoli, 6,5 mln euro në vit, tifozët e Milanit e kanë sulmuar me komente në Facebook dhe Twitter trajnerin italian. “Je tradhtar, Carlo! Kemi vite që të lutemi!” – shkruante një tifoze me emrin Bianca.

“Turp të kesh, shite veten për disa euro më shumë!” – shkruante një tifoz me “username” pikërisht ashtu si tekniku legjendar, Carlo. “Mos hajde më në Milano!” – ishte komenti i një tjetri tifozi të acaruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat