Emery trajner i Arsenalit, vjen reagimi i parë nga ylli i skuadrës

Futboll

Emery trajner i Arsenalit, vjen reagimi i parë nga ylli i skuadrës

Më: 23 maj 2018 Në ora: 22:17
Unai Emery

Mesfushori i Arsenalit, Henrikh Mkhitaryan, shpreson se trajneri i ri, Unai Emery, do të sjellë disa ide dhe frymë të freskët në klub.

Emery do të jetë zëvëndësues i Arsene Wenger, i cili ishte trajneri i Arsenalit për 22 vjet dhe ka përcaktuar vizionin e tij pozitiv për të ardhmen kur fliste në një konferencë për media të mërkurën pasdite, transmeton Sovrani.info

Mesfushori ofanziv, Mkhitaryan ndjen se Emery, i cili u largua nga Paris Saint-Germain duke fituar tripletën në Francë, mund të ketë një ndikim të vërtetë në skuadrën nga “Emirates”.

“Unë ende nuk kam pasur mundësi ta takoj atë,” tha Mkhitaryan në një intervistë për VivaroNews Sport.

“Nuk kemi pasur kohë për të biseduar me njëri-tjetrin. Shpresoj se ai do të sjellë ide dhe frymë të re taktike në Arsenal dhe unë shpresoj se ai do të ketë sukses, unë nuk kam biseduar me shokët e ekipit tim për të, unë do të doja të takoja me të, gjithkush në klub është një profesionist, gjithkush e di se çfarë duhet të bëjë dhe çfarë pritet të bëjë”, ka deklaruar Henrikh Mkhitaryan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat