Shkëndija shkel Pelisterin, fiton Kupën e Maqedonisë

Futboll

Shkëndija shkel Pelisterin, fiton Kupën e Maqedonisë

Nga: K.Goca Më: 23 maj 2018 Në ora: 21:54
Festimi i golit

Shkëndija nga Tetova pas titullit te kampionit, stoliset edhe me Kupën e Maqedonisë në futboll. Në finalen e madhe te luajtur në Strumicë, Shkëndija e shkeli me rezultat 3:0 Pelisterin nga Manastiri. Shkëndija dëshmojë fuqinë dhe pa problem triumfoi.

Trajneri Qatip Osmani është i lumtur për trofeun e radhës, kësisoj mblodhën të gjitha trofetë e mundshme.

Shkëndija ngadhënjeu me golat e Visar Musliut në minutën e 20-të e 72-te e Besart Ibraimi në të 52-tën.

Kuqezinjte stolisen me kurorën e dyfishtë dhe tani mendojnë për garat kualifikuese te Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat