Goleada më e hidhur në histori, Vllaznia bie nga kategoria!

Futboll

Goleada më e hidhur në histori, Vllaznia bie nga kategoria!

Më: 23 maj 2018 Në ora: 19:01
Foto nga ndeshja

Vllaznia fitoi 5-1 në Korçë ndaj Skënderbeut kampion, por kjo fitore e thellë nuk mjaftoi dhe tashmë shkodranët do të luajnë në Kategorinë e parë.

Kamza arriti të merrte 3 pikët e mbijetesës në kryeqytet ndaj Partizanit me një gol të shënuar nga Rezi.

Ndërkohë, në Korçë, Vllaznia arriti të shënojë dy gola në pjesën e parë dhe 3 në të dytët, të cilët ishin të mjaftueshëm për mbijetesën nëse Kamza do të barazonte me Partizanin, por kjo gjë nuk ndodhi në “Selman Stërmasi”.

Në ndeshjet e tjera të javës së fundit të kategorisë Superiore, Laçi fitoi 4-2 me Teutën, Lushnja u mposht në fushën e saj 1-2 nga Luftëtari, i cili siguroi Europa League. Ndërkohë, Kukësi barazoi 2-2 me Flamurtarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat