Top 11 e Serie A dominohet nga Juventus dhe Lazio

Futboll

Top 11 e Serie A dominohet nga Juventus dhe Lazio

Më: 23 maj 2018 Në ora: 18:31
Foto nga ndeshaj e kaluar

Redaksia italiane e Uefa.com ka zgjedhur 11 më të mirët e sezonit 2017/18 të Serie A. Juventus, kampione për vitin e shtatë radhazi, dhe Lazio janë skuadrat më të përfaqësuara me nga tre lojtarë.

Napoli dhe Inter vijnë pas tyre me nga dy lojtarë, ndërsa lojtarit tjetër vjen nga Roma. Asnjë futbollist nuk është përzgjedhur nga kuqezinjtë e Gennaro Gattuso.

Ky është formacioni i plotë, i rreshtuar me skemën 3-4-3: Alisson (Roma), Skriniar (Inter), Koulibaly (Napoli), Chiellini (Juventus); Douglas Costa (Juventus), Allan (Napoli), Milinkovic-Savic (Lazio), Luis Alberto (Lazio); Dybala (Juventus), Icardi (Inter), Immobile (Lazio).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat