Skriniar: Nuk largohem nga Interi

Futboll

Skriniar: Nuk largohem nga Interi

Më: 23 maj 2018 Në ora: 18:03
Milan Skriniar ne aksion

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi.

Mbrojtësi ka qenë i lidhur me klube si Barcelona dhe Manchester United, që janë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha për të.

“Nuk shqetësohem për fjalët e transferimeve”, ka thënë fillimisht Skriniar.

“Objektivi ka qenë që të shkojmë në Ligën e Kampionëve me Interin. Jam i lumtur në Milano, dhe nuk kam menduar të largohem nga Italia, nuk e kam diskutuar të ardhmen”.

“Milani do të luajë në Milano, dua që të luajmë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Skriniar.

Ai ka qenë prezent për 100 vjetorin e klubit të tij të shkuar  MSK Zilina.

Skriniar ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme këtë edicion duke e fituar edhe një vend në formacionin e vitit në Serie A, por edhe në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat