Presidenti i FIFA-s i shkruan Dritës

Futboll

Presidenti i FIFA-s i shkruan Dritës

Më: 23 maj 2018 Në ora: 17:14
Presidenti i FIFA-s i shkruan Dritës

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i ka dërguar presidentit të FFK-së, Fadil Vokrrit një telegram urimi për skuadrën e Dritës, me rastin e shpalljes kampion i Kosovës për edicionin 2017/2018. Drita është shpallur kampion për herë të dytë në histori të klubit.  “Drita është kampion i Kosovës për sezonin 2017/18. Urime për Dritën që fituan titullin e dytë në ligë.

Ky titull është rezultat i përfshirjes të të gjithëve dhe urimet e mia shkojnë për, lojtarët, trajnerin, administratën, stafin teknik, mjekët dhe tifozët për këtë arritje të madhe. Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit, unë dua që ta falënderoj Dritën dhe Federatën tuaj për ndihëm që po i bëni futbollit dhe mesazhit pozitiv. Unë mbetën në dispozicionin tuaj dhe dua që të shihemi shumë shpejtë”, shkruhet në letrën e dërguar nga Infantino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat