Feniks - Liburn, finalja e play-off-it në Superligë

Futboll

Feniks - Liburn, finalja e play-off-it në Superligë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 17:11
Pamje nga një ndeshje

Feniksi dhe Liburni do të ballafaqohen në finale të garave të play-off-it në Superligën e Kosovës në futsall. Skuadra nga Drenasi, Feniks, pas fitores në ndeshjen e parë kundër Prishtinës, 6:2, ndeshjen e dytë e fitoi me rezultat zyrtar.

Ndërkaq, Liburni pas fitores në ndeshjen e parë 3:2 kundër Besës në Gjakovë, në duelin e dytë fitoi 4:2 në Pejë.

Ndeshja e parë finale ndërmjet Feniksit dhe Liburnit, dy skuadrave që e kanë mbizotëruar këtë sport në vitet e fundit në vendin tonë, do të luhet të premten, më 25 maj, në Drenas, në orën 21:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat