Bushi thërret Selahin e Et’hemim

Futboll

Bushi thërret Selahin e Et’hemim

Më: 23 maj 2018 Në ora: 14:16
Bushi

Tri miqësore, ku përballë janë Bosnja dhe Bjellorusia. Trajneri i përfaqësueses Shpresa, Alban Bushi, ka nisur punën për rinovimin e skuadrës. Testet nisin më datë 28 maj përballë 21-vjeçarëve boshnjakë në “Elbasan Arena”. Në të njëjtin stadium do të luhen edhe dy takimet me Bjellorusinë, në datat 5 dhe 8 qershor.

Tri ndeshje në harkun kohor trejavor, një me Bosnjn dhe dy ndeshje me Bjellorusinë. Për ne është një test shumë i rëndësishëm ai ndaj Bosnjës, dy ndeshjet ndaj Bjellorusisë janë gjithashtu të rëndësishme, ndaj do të bëjmë maksimumin për t’i mundur këta dy kundërshtare.

Objektivi është krijimi i bazave të ekipit të ardhshëm dhe integrimi i elementëve të rinj. Kjo pavarësisht se në periudhën shtator-tetor kuqezinjtë do të luajnë tri ndeshjet e fundit kualifikuese të Europianit, dy ndaj Spanjës dhe kundër Estonisë.

Ekipi do të rinovohet për sezonin tjetër, ka shumë të rinj të lindur në vitet 99 dhe 2000, lojtar të vegjël në moshë, por me kualitet. Kemi ndërkohë mungesa si Ramadani, Abazaj etj, do të mundohemi t’i zëvendësojmë. Problem paraqet reparti mbrojtës, kemi marrë Cakën e Tiranës për ta patur parasysh për sezonin e ardhshëm. Është e  vështirë të bësh sezon të suksesshëm pa repartin e mbrojtës të fortë. Rikthimi i Bares? Kombëtarja U21 dhe Kombëtarja e madhe janë njësoj. Ne punojmë që të kemi lojtarë të fortë si në rastin e Keidi Bares. Problemi kryesor ka qenë dënimi në Madrid, ai është profesionist dhe sigurisht që do të japë  maksimumin. Tani është i konfirmuar edhe te Kombëtarja A.

Mes afrimeve të reja spikasin talenti i Standard Liezhit në elitën e futbollit belg, Lindon Selahi. Mesfushori 18-vjeçar ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë, ashtu si edhe zbulimi i Kukësit në këtë edicion, Valon Et’hemi, i cili kërkohej edhe nga Maqedonia. Miqësoret do të jenë test i mirë edhe për 18-vjeçarin Sebastjan Spahiu, që luan në Belgjikë me Muskronin, por edhe për sulmuesin e akademisë së Baselit, Atdhe Rashiti.

Portierë

Elhan Kastrati               (Teuta)

Gentian Selmani          (Laçi)

Kostandin Dramolli      (Bylis)

Mbrojtës

Shaqir Tafa (Monopoli)

Kristi Bushaj        (Panionios)

Klisman Cake      (Tirana)

Ardit Krymi         (Vllaznia)

Senad Hysenaj    (Partizani)

Albi Doka            (Tirana)

Amer Duka (Laçi)

Irlian Ceka           (Sambenedettese)

Mesfushorë

Marlind Nuriu     (Dinamo)

Emir Sahiti          (Hajduk Split)

Valon Et’hemi     (Kukësi)

Aristidi Kolaj       (Sassuolo)

Heroid Gjoshi      (Grasshopper)

Keidi Bare            (Atletiko Madrid)

Ronaldo Ndreu   (Ludwingsfelder)

Lindon Selahi      (Standard Liege)

Sulmues

Sebastjan Spahiu         (Mouscron)

Rubin Hebaj                  (Domzale)

Atdhe Rashiti                (Basel)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat