Kërkohen 6 vite burg për kampionin e botës me Italinë

Futboll

Kërkohen 6 vite burg për kampionin e botës me Italinë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 13:09
Vincenzo Iaquinta

Vincenzo Iaquinta është në telashe serioze. Tashmë 38 vjeç, me një karrierë të admirueshme në nivel klubesh, ai ishte pjesë e ekipit që ngriti në qiell kupën e botës me Italinë në Berlin, në 2006.

Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për Iaquintan. Babai i tij rrezikon edhe më shumë, deri në 19 vite burg janë kërkuar për të. Në total janë 151 të akuzuar. Ai akuzohet si pjestar i organizatës së njohur mafioze “Ndrangeta” për pastrim parash. Shuma e parashikuar shkon deri në 3% të prodhimit të brendshëm bruto të Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat