Flet futbollisti që e përgjaken në Gjakovë: Mjekët e kanë një sugjerim për mu!

Futboll

Flet futbollisti që e përgjaken në Gjakovë: Mjekët e kanë një sugjerim për mu!

Më: 23 maj 2018 Në ora: 12:11
Betim Haxhimusa

Të shtunën e 19 majit, sulmuesi i Gjilanit, Betim Haxhimusa, është goditur me guri në kokë nga një tifoz gjakovar i pandërgjegjshëm.

Futbollisti u përgjak dhe ishte në gjendje të rëndë. Haxhimusa tha se gjendja e tij është e mirë dhe duhet të pushojë për disa ditë nga loja e futbollit. “Gjendja ime tash është më e mirë, kam disa kepje në fytyrë.

Mjekët me thanë të pushoj për dy javë për shkak të goditje që kisha”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Haxhimusa.

Ai është goditur në takimin e javës së fundit të elitës së futbollit, mes Vëllaznimit dhe Gjilanit, e cila përfundoi pa fitues (0:0).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat