Emery: Po më jepet për të hapur një kapitull të ri në historinë e Arsenalit

Futboll

Emery: Po më jepet për të hapur një kapitull të ri në historinë e Arsenalit

Më: 23 maj 2018 Në ora: 11:46
Emery

Unai Emery është zyrtarisht trajneri i ri i Arsenalit në Premier League, pas mbretërimit 22-vjeçar të Arsene Wenger. Është vetë klubi londinez që njoftoi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare emërimin e spanjollit në krye të “Topçinjve”. Emëry ka nënshkruar për tre vite dhe do të përfitojë të paktën 15 milionë paund në total.

“Jam shumë i emocionuar që iu bashkova një klubi të madh. Arsenali njihet dhe dashurohet në të gjithë botën për stilin e lojës, menaxhimin e talenteve të futbollit, stadiumin fantastik dhe vazhdimësinë e e klubit,” – ishin fjalët e para të spanjollit.  “Jam i emocinuar për mundësinë që po më jepet për të hapur një kapitull të ri në historinë e Arsenalit. Kam takuar me Stan dhe Josh Kroenke dhe është e qartë se ata kanë ambicie të mëdha.”

Unai Emery e ka nisur karrierën e trajnerit te Deportivo Lorca në vitin 2005, teksa si futbollist është aktkvizuar përgjithësisht në “Segunda Division”. Gjatë karrierës së trajner ka drejtuar Almerian, Valencian, Spartakun e Moskës e më pas Sevillan dhe PSG-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat