Zyrtare: Unai Emery, trajner i Arsenalit

Futboll

Zyrtare: Unai Emery, trajner i Arsenalit

Më: 23 maj 2018 Në ora: 11:42
Unai Emery

Sundimit 22-vjeçar të Arsene Wengerit i erdhi fundi javë më parë dhe që nga ajo kohë shefat e Arsenalit ishin duke kërkuar një zëvendësues.

Ish-kapiteni i londinezëve, Mikel Arteta ishte ndër objektivat kryesore, por mbrëmë u zbulua se ish-menaxheri i PSG-së, Unai Emery do të marrë përsipër klubin e Londrës.

Skuadra londineze ka konfirmuar sot përmes rrjeteve sociale se spanjolli do të jetë pasardhës i trajnerit francez në krye të shtabit teknik të Gunnersave.

” Një agim i ri. Një epokë e re. Një kapitull i ri. Unai Emery do të jetë trajneri ynë i ri”, shkruan në njoftimin e klubit anglez.

Ndryshe, trajneri ka pohuar se është tejet i lumtur me angazhimin në klubin me traditë si Arsenali.

“Unë jam i lumtur që po i bashkohem një prej klubeve të mëdha. Arsenali është i njohur dhe i dashur në të gjithë botën për stilin e lojës, angazhimin për talentet e ri, stadiumin fantastik, mënyrën e drejtimit të klubit”.

“Unë jam shumë i gëzuar që më jepet përgjegjësia për të filluar këtë kapitull të ri të rëndësishëm në historinë e Arsenalit”, tha ai.

Ndryshe, Emery në të kaluarën ka drejtuar edhe Sevillën dhe Valencian ndërsa së fundi ishte trajner i PSG-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat