Akuzohet për ryshfet, në Ganë arrestohet këshilltari i FIFA-s

Futboll

Akuzohet për ryshfet, në Ganë arrestohet këshilltari i FIFA-s

Më: 23 maj 2018 Në ora: 10:18
Kwesi Nyantakyi

Kreu i Federatës së Futbollit të Ganës, Kwesi Nyantakyi, njëkohësisht anëtar i Këshillit të FIFA-s është arrestuar me urdhër të presidentit të shtetit të tij , Nana Akufo-Addo.

Kwesi Nyantakyi akuzohet për korrupsion, madje sipas Abu Jinapor, zëvendësshef i kabinetit të presidentit, numri një i qeverisë së futbollit ganez është filmuar teksa u kërkonte para eksponentëve politikë për të patur akses në eventet sportive.

Për këtë arsye, vetë presidenti Nana Akufo-Addo ka kërkuar arrestimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat