Buffon gjithmonë e më afër PSG-së

Futboll

Buffon gjithmonë e më afër PSG-së

Më: 23 maj 2018 Në ora: 00:48
Gianluigi Buffon

Të dërguarit e Gianluigi Buffon kanë pasur një takim pune me Paris Saint-Germain ku iu diskutua për kontratën e re dyvjeçare.

Portieri që mbush 41 vjet në janar, ka dëshirë ende të luajë edhe pse është larguar nga Juventusi.

Sipas Sky Sport Italia, agjenti i Buffon, Silvano Martina dhe disa miq kanë biseduar sot me klubi në Paris.

Bisedimet kanë shkuar shumë mirë dhe atij i është ofruar kontratë dy vjeçare,

Është biseduar edhe për detajet e kontratës.

Buffon do të takohej te PSG me shokun  tij që luante bashkë tek ekipi kombëtar Marco Verratti.

Portieri i kishte kaluar 17 vite te Juventusi ku fitoi shtatë tituj kampioni radhazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat