Wilshere mbetet te Arsenali

Futboll

Wilshere mbetet te Arsenali

Më: 23 maj 2018 Në ora: 00:22
Jack Wilshere

Jack Wilshere mund të vazhdojë kontratën e tij me klubin e Arsenalit.  

Mesfushori i Arsenalit ka qenë në qendër të thashethemeve duke u folur për të për një largim nga klubi.

Ai kërkohej nga Juventusi, Milani por edhe Paris Saint Germain, por ka vendosur të qëndrojë tek topçinjtë e Londrës.

Wishere i cili zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Arsenalin do të rinovojë kontratën e tij aktuale që skadon në 30 qershor të këtij viti.

Ai ka gjetur më në fund gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit.

Në këtë mënyrë Wilshere do të mbetet thjeshtë një ëndërr për Milanin dhe Juven.

Wilshare ka qenë në qendër të vëmendjes këtë javë pasi u la jashtë listës së Anglisë për Kampionatin Botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat