Isco afër largimit nga Real Madrid, “përvishen” gjigantët e Premierligës

Futboll

Isco afër largimit nga Real Madrid, “përvishen” gjigantët e Premierligës

Më: 22 maj 2018 Në ora: 22:42
Isco

Isco është në kontratë me Real Madridin deri në vitin 2022, por raportet sugjerojnë se po shqyrton të ardhmen e tij në kryeqytetin spanjoll.

Raportet në atdheun e tij kanë sugjeruar se mesfushori ka qenë i pakënaqur me mungesën e kohës së lojës këtë sezon, pavarësisht arritjes së Los Blancos në finalen e katërt të Ligës së Kampionëve në pesë vjet.

Dhe gazetari spanjoll Eduardo Inda thotë se 26-vjeçari nuk do të marrë asnjë vendim për të ardhmen e tij deri pas përfundimit të Ligës së Kampioneve të shtunën.

“Isco nuk është i kënaqur me Real Madridin, sepse ai nuk konsiderohet thelbësor”, tha Inda.

“Qëllimi i tij është të dëgjojë ofertat pas 26 majit dhe ai do ta vendos më pas për të ardhmën”.

“Është konsideruar i nënvlerësuar dhe do të dëgjojë. [Pep] Guardiola e do atë që kur ishte trajner i Barcelonës “.

Guardiola nuk është i vetmi që dëshiron ta sjellë Iscon në Premier Ligë.

Mendohet se përveç Manchester Cityt, edhe Liverpooli dhe Arsenali kanë shprehur interesim për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat