Ironik

Futboll

Ironik

Më: 22 maj 2018 Në ora: 16:42
Radja Nainggolan

Mesfushori i Romës, ka njoftuar pensionimin nga kombëtarja belge pas lënies jashtë listës së të ftuarve për Kupën e Botës. Radja Nainggolan nuk e ka pritur mirë njoftimin që nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Belgjikës në Rusi.

Mesfushori i Romës, pas një postimi të tij në rrjetet sociale, dha edhe një intervistë për mediat belge, ku nuk e fshehu pakënaqësinë e tij ndaj vendimit të marrë nga trajneri Roberto Martinez, për ta lënë jashtë Botërorit.        

“Futbolli është ende një hobi për mua, që është kthyer edhe në profesion”, ka thënë fillimisht Nainggolan.

“Por, unë dua që të më gjykojnë për lojën time, jo për atë çfarë bëj jashtë fushe. Nuk e di nëse do të na duhet të flasim ndryshe për Maradonën për këtë motiv. Çdokush është i lirë të bëjë atë që do, nëse në fushën e lojës bën paraqitje të mira”.

“Nuk dua të luftoj më. E kam pasur ëndërr që fëmijë të luaj një Botëror, por ma shuan këtë ëndërr”.

“Ndërkohë, mendoj se jam në librin e rekordeve Guinness, pasi jam i vetmi futbollist i një niveli kaq të lartë, që nuk i jepet mundësia të luajë në dy Botërorë radhazi”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat