Liria është e pesta, FFK të përmirësoj gabimin teknik

Futboll

Liria është e pesta, FFK të përmirësoj gabimin teknik

Më: 22 maj 2018 Në ora: 16:21
KF Liria

Derisa tashmë Liria nga Prizreni dhe shumica e skuadrave kanë përfunduar edicionin 2017/18, pos atyre që janë në barazh dhe finale të Kupës, zyrtarët nga klubi bardhezi, kërkojnë një korrigjim nga FFK, sa i takon radhitjes tabelare.

KF Liria, është ranguar e 7-ta në radhitjen përfundimtare të tabelës, që është gabim, besojmë teknik.

Në rast të pikëve të barabarta, vendosin ndeshjet direkte, që në këtë rast nuk është përfill, besojmë pa qëllim.

Ju kujtojmë se të dyja skuadrat kanë bilanc negative në raport me Lirinë. E para Drenica është mposhtur në Prizren, 1:0 dhe një ndeshje kemi barazuar (1:1) në Skënderaj dhe kemi pësuar poashtu 1:0, që i bie se si mysafirë kemi rezultat pozitiv.

Ndërsa, në raport me Feronikelin , Liria ka bilanc të pastër dy fitore me nga 1:0 (një në Prizren dhe një në Drenas) si dhe një barazim, pa gola në Drenas.

Andaj, kërkojmë nga shërbimi administrativ dhe komisioni garave, që këtë gabim ta korrigjojë dhe Liria të ngjitet në pozitën e pestë.

Liria, ka 48 pikë nga 33 ndeshje, 13 fitore, 9 barazime e 11 humbje, reagon klubi i futbollit Liria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat