Dorëzohet Reali

Futboll

Dorëzohet Reali

Më: 22 maj 2018 Në ora: 15:22
Neymar

Media pranë Realit të Madridit, ‘Marca’ ka dhënë një lajm mjaft të rëndësishëm sa i përket zhvillimeve të merkatos së kësaj vere. Ajo ka raportuar se Neymar ka vendosur përfundimisht të vijojë eksperiencën e tij në Francë te PSG-ja, duke refuzuar t’i bashkohet Realit.

Madrilenët prej kohësh kishin hedhur sytë nga braziliani, të cilin e shikonin si e tashmja, por edhe e ardhmja e sulmit, kur Ronaldo të tërhiqet, dhe ishin gati të paguanin shifra stratosferike për kartonin e tij.

Gjithsesi tashmë Neymar ka vendosur të qëndrojë ende në Paris dhe këtë ia ka komunikuar edhe trajnerit të ri të PSG-së, Thomas Tuchel, në një komunikim që kanë pasur gjatë ditës së djeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat