Lajm i madh: Këngëtarja nga Kosova e këndon himnin e Botërorit Rusia 2018

Futboll

Lajm i madh: Këngëtarja nga Kosova e këndon himnin e Botërorit Rusia 2018

Më: 22 maj 2018 Në ora: 15:06
Era Istrefi, do ta këndojë këngën zyrtare të Kupës së Botës në një duet me aktorin Will Smith dhe Nicky Jam.

E përditshmja britanike “The Guardian” ka dhënë lajmin e madh se këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi, do ta këndojë këngën zyrtare të Kupës së Botës në një duet me aktorin Will Smith dhe Nicky Jam.

Diplo do ta prodhojë këngën e cila pritet të publikohet të premten, shkruan Guardian duke u thirrur në burime të Billboard.

Will Smith po i rikthehet muzikës, pasi do ta incizojë himnin zyrtar të Kupës së Botës 2018 me yllin e zhanrit të muzikës reggaeton, Nucky Jam dhe këngëtaren nga Kosova të muzikës pop, Era Istrefin, shkruan e përditshmja britanike.

Kënga pritet të publikohet më 25 maj dhe është duke u prodhuar nga Diplo, producenti amerikan që i ka realizuar hitet “Lean On” dhe “Cold Water” me grupin e tij Major Lazer.

Kënga zyrtare e Kupës së Botës zakonisht performohet në ceremoninë hapëse apo përmbyllëse të turneut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat