Pellegrini emërohet trajner i ri i West Ham United

Futboll

Pellegrini emërohet trajner i ri i West Ham United

Më: 22 maj 2018 Në ora: 11:58
Manuel Pellegrini

Klubi anglez ka zgjedhur njeriun që do t’i drejtojë sezonin tjetër.

Vetëm pak ditë pas largimit të David Moyes nga stoli i West Ham United, klubi nga Londra ka gjetur pasuesin e tij.

Bëhet fjalë për Manuel Pellegrinin i cili ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin dhe do të përfitojë 12 milionë euro në sezon, duke u bërë njëri prej trajnerëve më të paguar në Premier Ligë.

Kiliani ka përvojë në Angli, pasi ka drejtuar Manchester Cityn nga 2013 deri më 2016, ku ka fituar edhe një titull të kampionit.

Pellegrini së fundmi ka qenë trajner i skuadrës kineze, Hebei China Fortune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat