Cavani i mbyll derën Milanit

Futboll

Cavani i mbyll derën Milanit

Më: 22 maj 2018 Në ora: 10:54
Edinson Cavani

Futbollisti Edinson Cavani i mbyll derën Milanit. Sulmuesi i cili ndodhet i grumbulluar me kombëtaren e tij, për të përgatitur Botërorin, nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e tij. 31-vjeçari deklaroi se nuk ka ndërmend të largohet nga Parisi, pasi atje ka marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë dhe nuk e shikon të arsyeshme të ndryshojë ambient. Uruguaiani deklaroi se çdo vit është e njëjta histori lidhur me të ardhmen e tij, por ai dëshiron të përmirësohet më shumë për të ndihmuar parizienët. Cavani theksoi se ka rinovuar kontratën me dëshirën për të qëndruar dhe se ka kalaur pesë vite të mrekullueshme te Paris Saint Geramin, duke kërkuar gjithmonë më të mirën për të dhe ekipin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat