Monchi ka një lajm të keq për Real Madridin dhe Liverpoolin

Futboll

Monchi ka një lajm të keq për Real Madridin dhe Liverpoolin

Më: 22 maj 2018 Në ora: 07:24

Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka mohuar spekulimet se portieri Alisson Becker do të largohet nga klubi.

Braziliani ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në sezonin e fundit duke zgjuar interesim nga klube të njohura evropiane përfshirë Real Madridin dhe Liverpoolin.

Por, Monchi ka insistuar se Alisson do të luajë për Romën edhe në sezonin e ri.

“Alisson? Nëse largohet do të jetë vetëm për shkak se unë jam kthyer për të luajtur si portier. Kjo është e vetmja mundësi, por nuk e di nëse jam i gatshëm ta bëj”, u shpreh Monchi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat