Plani i Juventusit për sezonin e ri

Futboll

Plani i Juventusit për sezonin e ri

Më: 22 maj 2018 Në ora: 07:22
Sergej Milinkovic Savic/Massimiliano Allegri

Juventus dhe Massimiliano Allegri kanë bërë gati planin për sezonin e ri.

Juventus dhe trajneri Massimiliano Allegri kanë filluar planifikimin e sezonit të ri.

Palët janë takuar të hënën në Torino duke konfirmuar bashkëpunimin edhe për stinorin e ardhshëm.

Por, mediat italiane raportojnë se në takim është biseduar edhe për strategjinë e afatit kalimtar të verës.

Allegri thuhet se ka kërkuar blerjen e mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkovic Savic.

Kurse, tifozët e Juventusit kanë mbetur të befasuar me gatishmërinë e klubit për ta shitur sulmuesin kryesor, Gonzalo Higuain në rast të një oferte të mirë financiare në drejtim të tij, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat