Buffon zbulon nëse do të transferohet në PSG

Futboll

Buffon zbulon nëse do të transferohet në PSG

Më: 22 maj 2018 Në ora: 07:21
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon ka reaguar pas spekulimeve rreth transferimit në Paris Saint-Germain.

Gianluigi Buffon ka bërë të ditur se do të marrë një javë kohë para se të vendos në lidhje me vazhdimin e karrierës në Paris Saint-Germain.

Portieri i dha lamtumirën Juventusit në ndeshjen e xhiros së fundit në Serie A ndaj Veronës.

Por, tani pritet të nënshkruajë me Paris Saint-Germain, klub që i ka ofruar kontratë dyvjeçare.

“Nuk është e obliguar t’i lexoni gazetat dhe ta shikoni televizorin. Kam nevojë për një javë kohë që të jem i qetë dhe t’i analizoj të gjithë faktorët”, u shpreh Buffon pas ndeshjes së lamtumirës së Andrea Pirlos.

“Nuk janë vendime të thjeshta, një person sportiv me 40 vjet duhet të marrë vendimet e duhura me shumë arsye”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat