Nuk është Arteta, Arsenal befason tifozët me trajnerin e ri

Futboll

Nuk është Arteta, Arsenal befason tifozët me trajnerin e ri

Më: 22 maj 2018 Në ora: 07:18
Mikel Artetan

Arsenal ka mbyllur çështjen e emërimit të trajnerit të ri.

Unai Emery pritet të emërohet trajner i ri i Arsenalit.

“BBC Sport” raporton se ish trajneri i Paris Saint-Germain ka fituar duelin me Mikel Artetan – që konsiderohej favorit – për postin e pasardhësit të Arsene Wengerit.

Emery ka dalë si zgjedhje unanime pas procesit të intervistimit të kandidatëve nga drejtuesit e klubit nga Emirates Stadium.

Emery do ta marrë drejtimin e Arsenalit pas largimit nga Paris Saint-Germain si kampion i Ligue 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat