Inter, vjen konfirmimi i parë për sezonin e ardhshëm

Futboll

Inter, vjen konfirmimi i parë për sezonin e ardhshëm

Më: 21 maj 2018 Në ora: 23:46
Zhang Junior ka konfirmuar Spallettin edhe për sezonin e ardhshëm.

Nën atmosferën e kualifikimit në Champions League pas 6 vitesh, drejtuesit e Interit po mundohet të përgatisin si duhet sezonin e ardhshëm.

Deri tani janë afruar 3 lojtarë, De Vrij, Asamoah dhe Lautaro Martinez, ndërsa zhvillime të tjera pritet të ndodhin në ditët në vijim.

Por mbrëmjen e të hënës ka ardhur një konfirmim i rëndësishëm edhe për pankinën, teksa Zhang Junior ka konfirmuar Spallettin edhe për sezonin e ardhshëm.

“Nuk ka asnjë dyshim. Spalletti do të jetë trajneri ynë edhe për sezonin e ardhshëm”, tha djali i pronarit kinez të klubit zikaltër, në një event ku festohej ditëlindja e Urbano Cairos, presidentit të Torinos.

Pikërisht nga konfirmimi i Spallettit nis edhe puna për sezonin e ardhshëm, ku Ausilio ka premtuar se do të ketë afrime të studiuara, që do të përforcojnë skuadrën dhe do të rritin entuziazmin në ambientin zikaltër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat