Granit Xhaka plotëson ëndrrën, bëhet me numër të ri në Arsenal

Futboll

Granit Xhaka plotëson ëndrrën, bëhet me numër të ri në Arsenal

Më: 21 maj 2018 Në ora: 23:04
Granit Xhaka

Granit Xhaka është bërë me numër të ri në fanellë.

Mesfushori nga Kosova që luan në klubin e madh anglez, Arsenal – ka ndërruar numrin nga 29 në 34.

Lojtari i Kombëtares së Zvicrës ka plotësuar ëndrrën e tij, duke marr numrin 34, që ka rëndësi të veçantë për të.

“Numri 34 ka rëndësi të madhe për mua. Ishte numri im i parë kur fillova karrierën. Po ashtu me këtë numër kam pasur shumë fat. Madje këtë numër e kam edhe tatuazh në shpinë dhe në krahun tim! Vëllai im e mban këtë numër, pasi kur u largova nga Baseli, ai e mori menjëherë atë. Dhe kështu ky numër është bërë mjaftë i rëndësishëm në familjen tonë”, ka thënë Xhaka për Arsenal TV.

25-vjeçari u transferua në “Emirates” gjatë viti 2016. Ai ka bërë afro 75 paraqitje dhe ka shënuar 4 gola në të gjitha garat.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat