Guardiola dhe Man City nuk i ndahen Hazardit

Futboll

Guardiola dhe Man City nuk i ndahen Hazardit

Më: 21 maj 2018 Në ora: 22:57
Hazard është njëri nga lojtarët më të mirë në Ligën Premier (Getty Images)

Eden Hazard vazhdon të mbetet i preferuari kryesor tek Manchester City për afatin kalimtar të verës.

Manchester City fitoi titullin e Ligës Premier këtë sezon disa javë pa përfunduar kampionati i rregullt, duke dominuar totalisht.

Megjithatë, trajneri Pep Guardiola është i interesuar të përforcojë edhe më shumë skuadrën e tij, veçanërisht sulmin për sezonin e ri.

Sipas mediumit britanik Daily Star, menaxheri i Qytetarëve, Guardiola e ka bërë Hazard objektin e tij kryesor të transferimeve të verës.

Hazard nuk pritet të jetë i lirë, por kjo nuk i intereson aspak drejtuesve të Cityt që duan të shpenzojnë për të.

City kanë gati një shifër prej 100 milionë funteve apo plot 115 milionë eurosh për shërbimet e yllit belg.

Kampioni aktual gjithashtu i ofron edhe pagë prej 300 mijë funtesh apo 341 mijë eurosh në javë për të bindur Hazardin të transferohet në Etihad.

Ndryshe, edhe para disa ditësh u raportua se drejtuesit dhe trajneri e duan me çdo kusht belgun në skuadër për sezonin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat