Mirabelli: Nuk ka oferta për Donnarumman, Bacca do të rikthehet

Futboll

Mirabelli: Nuk ka oferta për Donnarumman, Bacca do të rikthehet

Më: 21 maj 2018 Në ora: 20:24
Carlos Bacca

Massimiliano Mirabelli e ka konfirmuar se Carlos Bacca do të kthehet te Milani, por do të vazhdojnë ta kërkojnë edhe një sulmues.  

Blerjet e Mirabellit si Nikola Kalinic dhe Andre Silva, kanë dështuar këtë vit, ndërsa Bacca ishte në huazim dhe do të kthehet.

“Donnarumma? Nuk besoj që është e drejt të flitet për personazhe”.

“Ne nuk kemi marrë ndonjë ofertë për Gigio dhe ai nuk na ka thënë se dëshiron të largohet. Për ne, ai është një pasuri e rëndësishme. Ne rinovuam kontratën e tij një vit më parë”.

“Sulmi? Cutrone me siguri do të qëndrojë. Gattuso do të vendosë nëse do të luajmë përsëri 4-3-3”.

“Bacca do të kthehet, kemi në plan të ndryshojmë dy sulmues kështu që ne do të nënshkruajmë me një të ri”.

“Numrin e lojtarëve që ne do nënshkruajmë varet nga ajo që UEFA do të vendosë”, ka thënë Mirabelli.

Kolumbiani ka shënuar 15 gola me Villarrealin gjatë këtij sezonit, por ‘Nëndetësja e Verdhë’ nuk do të paguajë 15.5 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat