Sulmuesi gjakovar pranë firmës me kampionët e rinj të Kosovës

Futboll

Sulmuesi gjakovar pranë firmës me kampionët e rinj të Kosovës

Më: 21 maj 2018 Në ora: 19:24
Sulmuesi gjakovar pranë firmës me kampionët e rinj të Kosovës

Mevlan Zeka mund të jetë blerja e parë e kampionëve të rinj të Kosovës, Dritës. Për Super Sport, ai e ka pranuar këtë lëvizje. Drita, e cila të dielën fitoi titullin e kampionit, më 26 qershor do të luajë në Champions League, por shumë shpejt zyrtarët e klubit do të ulen me trajnerin Bekim Isufi për të diskutuar për përforcimet e mundshme. Dhe pikërisht Mevlan Zeka mund të jetë përforcimi i parë i Dritës, edhe pse ende gjithçka është në fazën fillesatare të bisedimeve.

Megjithatë, interesimi i gjilanasve ekziston për Zekën, gjë që e konfirmoi edhe vetë sulmuesi këmbështejtë, i cili tashmë është ndarë me Lirinë. Zeka nën urdhërat e Bledi Shkëmbit shënoi tre gola te Liria këtë edicion, ndërsa më parë ka luajtur edhe te Vllaznimi dhe Feronikeli, me të cilin kishte fituar edhe titullin e kampionit.

Zeka, që tashmë është futbollist i lirë, ka marrë mjaft oferta ditëve të fundit dhe pritet që shpejt të vendosë se ku do ta vazhdojë karrierën në edicionin e ri. Të hënën Zeka ka udhëtuar në Tiranë për t’u takuar me presidentin e Luftëtarit të Gjirokastrës, që sivjet do të luajë në Europa League. Bluzinjtë janë shumë të interesuar që ta marrin në skuadrën e tyre sulmuesin gjakovar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat