Çmendet Perez, qindra miliona euro për brazilianin

Futboll

Çmendet Perez, qindra miliona euro për brazilianin

Më: 21 maj 2018 Në ora: 16:20
Neymar

Real Madrid është i gatshëm të përfshijë Gareth Bale dhe Toni Kroos në një marrëveshje rekord, për të sjellë Neymarin në kryeqytetin spanjoll, thotë “Don Balon”. Shitjet e Florentino Perez për yllin brazilian të PSG-së deri më tani kanë rënë në veshë të shurdhër, pasi kampionët e Ligue 1 kanë vënë çmimin dysheme, prej 400 milionë euro, për të marrë në konsideratë një shitje të mundshme të ish-lojtarit të Barcelonës, që verën e kaluar la “Camp Nou” dhe kaloi në “Parc des Princes” për shumën rekord botëror, 222 milionë euro.

Por, presidenti i “Los Blancos” do të përpiqet ta ulë atë çmim në 200 milionë euro, duke ofruar edhe dy lojtarë të klasit botëror, si pjesë e marrëveshjes. Pra, Florentino Pérez nuk heq dorë, po shikon për më shumë mundësi negociimi. Ai e shikon Neymarin si “yllin Polar” për sezonin e ardhshëm dhe nuk do të ndalet derisa ta marrë atë. Për këtë, drejtuesi më i lartë i mbretërorëve spanjollë ka vendosur ta rrisë ofertën, me qëllim që ta bindë PSG-në.

Siç e thamë edhe më sipër dhe siç njofton media spanjolle e cituar në fillim të shkrimit, Florentino Perez ka në plan të përfshijë lojtarë të tjerë në operacion. Si fillim, Gareth Bale. Uellsiani duket qartë se nuk do të vazhdojë më tej, me këtë hapësirë aktivizimi, te Real Madridi, ndaj Perez është i gatshëm ta lejojë të shkojë te PSG. Kampionët francezë do ta mirëpritnin ish-lojtarin e Tottenham.

Përveç kësaj, një tjetër lojtar mund të përfshihet për të arritur marrëveshjen. Fjala është për gjermanin Toni Kroos, të cilin Florentino Perez mund ta sakrifikojë për operacionin ”Neymar”. Transferimi sot për sot është pothuajse i pamundur, por Perez do t’i shqyrtojë të gjitha opsionet e mundshme për ta marrë Neymar këtë verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat