Arsenali është ende në kërkim të pasuesit të Arsene Wenger.
Ndonëse flitej se Mikel Arteta do të ishte trajneri i ri i Arsenalit, sot mediat angleze raportojnë që drejt Londrës ka udhëtuar Unai Emery, i cili është një tjetër kandidat për stolin e “Topçinjve”.
Emery është larguar nga Paris Saint-Germain me të përfunduar sezoni në Francë dhe drejtuesit e Arsenalit e shohin atë si njërin prej kandidatëve për pasues të Wengerit.
Mund të ndodhë që gjatë kësaj jave të arrihet marrëveshja dhe Arsenali të bëhet me një trajner të ri.
Klubi nga Londra e ka mbyllur edicionin në vendin e gjashtë në tabelë dhe sezonin tjetër do të luajë në Ligën e Evropës.