Ministri Gashi uron KF Drita e Gjilanit për fitoren e titullit të kampionit

Futboll

Ministri Gashi uron KF Drita e Gjilanit për fitoren e titullit të kampionit

Më: 21 maj 2018 Në ora: 13:21
Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, uron klubin futbollistik “Drita” të Gjilanit për fitoren e titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll për sezonin 2017/18.

“I uroj futbollistët, stafin drejtues dhe atë teknik të klubit të Dritës për suksesin e arritur në sezonin 2017/18 të elitës së futbollit në Kosovë, sukses që u kurorëzua me fitoren e titullit të kampionit. Gjithashtu, i uroj edhe tifozët e KF Dritës, për këtë rezultat, sepse e meritojnë me përkrahjen e pakursyer që ata kanë ofruar për klubin e tyre të zemrës. I falënderoj edhe uroj edhe përkrahësit tjerë që në çfarëdo forme kanë ndihmuar klubin”, është shprehur ministri Gashi.

Ministri ka thënë se sezoni i sivjetmë është vlerësuar si ndër më të mirët si për nga organizimi dhe nga cilësia e ofruar dhe për këtë ndjehet i kënaqur sepse Kosova përmban futbollistë cilësor dhe ka afinitet për sportin më të popullarizuar në Botë, futbollin.

“MKRS-ja dhe unë si ministër mbesim të përkushtuar që të bëjmë të pamundurën që infrastruktura sportive, qoftë ajo ligjore apo ajo fizike të përmirësohet e plotësohet, si një parakusht që të rritet cilësia edhe më tej në futbollin në veçanti dhe në sportin e Kosovës në përgjithësi”, ka thënë Gashi.

Tash pas ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës, i cili është një ndër faktet më të fuqishme të shtetësisë tonë, ka vlerësuar ministri Gashi  për MKRS-në prioritet është avancimi i fushës së sportit në një nivel tjetër, atë të nxjerrjes së talentëve të rinj dhe prezantimit më të mirë ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat