Sarri paralajmëron që mund të largohet nga Napoli

Futboll

Sarri paralajmëron që mund të largohet nga Napoli

Më: 21 maj 2018 Në ora: 13:17
Maurizio Sarri

Trajneri italian ende nuk ka vendosur se a do të qëndrojë apo të largohet nga Napoli.

E ardhmja e Maurizio Sarrit duket gjithnjë e më larg Napolit dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë, pas ndeshjes së djeshme ndaj Crotones, që ishte njëkohësisht edhe e fundit për këtë sezon.

Trajneri i të kaltërve theksoi se po mendon seriozisht largimin, ndërsa tha se do të jetë e vështirë për Napolin, që të ruajë këtë grup lojtarësh.

“Çdo gjë e ka një fund dhe unë mendoj se është më mirë kur gjërat mbarojnë sa janë të bukura, për të mbetur gjatë në memorie”, ka thënë ai. “Do të doja të riprovoja me këta lojtarë, por me ato klauzola që kanë dhe me ofertat e shumta, për Napolin do të jetë e vështirë të ruajë ekipin që ka”.

Sarri ka drejtuar Napolin në dy vitet e fundit, derisa këtë sezon ishte në garë të ashpër me Juventusin për Scudetto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat