Liverpool nuk duhet ta humbasë Salahun

Futboll

Liverpool nuk duhet ta humbasë Salahun

Më: 21 maj 2018 Në ora: 13:09
Mohamed Salah

Johnston ka kërkuar nga Liverpooli që të luftojë me gjitha armët për ta mbajtur në “Anfield” Salahun.

Legjenda e Liverpoolit, Craig Johnston, ka thënë se ekipi i Jurgen Klopp nuk guxon ta humbasë golashënuesin më të mirë dhe sensacionin e Premierligës, Mohamed Salah, i cili lidhet me një kalim te Real Madridi.

Salah ka shkëlqyer këtë sezon duke thyer rekorde dhe duke rrëmbyer gjitha çmimet individuale në Premierligë. Ai ka shënuar 44 gola dhe në finale kundër Realit, do të tentojë të ndryshojë këtë shifër.

“Liverpooli duhet ta mbajë Salahun”, tha fillimisht 57 vjeçari.

“Fillimisht humbën Luis Suarez, tani Philippe Coutinhon dhe aktualisht flitet për Mo Salah. Ai nuk mund të largohet, duhet të qëndrojë”.

“Shumë njerëz të Liverpoolit janë të dashuruar me atë njeri, burra, gra, fëmijë. Të gjithë e duam”, theksoi mes tjerash Johnston.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat