Tuchel: Buffon i mirëseardhur në Paris

Futboll

Tuchel: Buffon i mirëseardhur në Paris

Më: 21 maj 2018 Në ora: 12:20
Ilustrim

Trajneri i ri i Paris Saint-Germain ka lënë të hapur mundësinë për të nënshkruar me Buffonin.

Gianluigi Buffon është larguar përfundimisht nga Juventusi në fundjavë, por duket se me futbollin nuk e ka mbyllur ende.

Për portierin legjendar të Italisë ka një interesim konkret nga klube të mëdha, me PSG-në në krye, transmeton KosovaPress.

Edhe trajneri i sapoemëruar i francezëve, Thomas Tuchel pranoi se Buffon do të ishte i mirëseardhur në Paris, por refuzoi të pranojë nëse ka tashmë një akord apo jo.

“Buffon është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe akoma nuk arrij ta imagjinoj Juventusin pa të në portë”, ka thënë Tuchel.

"Do të më pëlqente shumë ta kisha në ekip, por duhet t’i shikojmë gjërat me qetësi, pasi ka ende kohë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat