De Laurentiis: Çfarë të bëjmë më shumë? Të vjedhim?

Futboll

De Laurentiis: Çfarë të bëjmë më shumë? Të vjedhim?

Më: 21 maj 2018 Në ora: 11:34
Aurelio de Laurentiis

Presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis insiston se klubi i tij nuk mund të bënte dot më shumë pasi grumbulloi 91 pikë këtë sezon.

Napoli mposhti 2-1 Crotonen në ndeshjen e fundit të sezonit 2017/18, duke u bërë skuadra e parë në Serie A që kap kuotën e 91 pikëve dhe nuk fiton kampionatin.

“Ishte një vit i madh, në fund Scudetto do të kishte qenë i yni po të kishin katër pikë më shumë,” shprehet presidenti në konferencën për shtyp.

“Jam shumë i lumtur. Çfarë të bëjmë më shumë? Të vjedhim?”

De Laurentiis shkoi edhe një mesazh në Twitter pas fërshëllimës së fundit.

“Një fitore që vulos një sezon të mrekullueshëm. Falënderoj të gjithë, Sarri, lojtarët, Giuntoni dhe tifozët tanë fantastikë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat