FC Prishtina: Klika e FFK-s ia mohon edhe një titull Prishtinës!

Futboll

FC Prishtina: Klika e FFK-s ia mohon edhe një titull Prishtinës!

Më: 21 maj 2018 Në ora: 10:55
FC Prishtina

Në faqen e klubit të futbollit atakohet Federata e Futbollit e Kosovës.  “Më kot shpresonin futbollistët, klubi, tifozët se do të luhej futboll dhe do të fitonte më i miri. Në skenar të organizuar të treshes së gjyqtarëve gjithçka ishte e pamundshme. Tendenca shihej nga minuta e parë, nga starti i Lecit në Mankendën kur futbollisti brutal i gjilanasve nuk u ndëshkua. Aty u pa që mysafirët mund të luanin ashpër e po provonin edhe prishtinasit këta do të ndëshkoheshin. Ndërsa mos dhënia penallti në Mankendën në minutën e 31-të ishte kapaku.

Të themi le t’ju brej ndërgjegjja nuk mund të themi, sepse të gjithë ata që e kanë kapur federatën nuk kanë ndërgjegje morale, lëre më sportive. Para 4.000 shikuesve, edhe pse 1 orë me një lojtar më pak (Curri të kuq min. 32), Prishtina tregoi që është skuadër më e mirë duke provuar të sulmonte edhe pse nuk pati rast të qindpërqindtë për kundër dy të mysafirëve. Por, Prishtina duke treguar korrektësinë në organizim duke mos lejuar asnjë ekses, dinakërisht, edhe në lojën e fundit, ia dolën që edhe pas pesë edicionesh t’ia rrëmbejnë titullin”, thuhet në faqen e FC Prishtina. 

Prishtina gjithmonë do të jetë në garë për titull – ndërsa rival gjithmonë do të ketë skuadra të ndryshme, varësisht se cila do t’ia lag e trash më shumë klikës së Vokrri & Co. FC Prishtina i uron titullin Dritës”, shkruhet në faqen e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat