Arsyeja pse Abramovich mungoi në finale të FA Cup

Futboll

Arsyeja pse Abramovich mungoi në finale të FA Cup

Më: 21 maj 2018 Në ora: 10:24
Abramovich

Autoritetet e Britanisë akoma nuk i kanë rinovuar vizën oligarkut Roman Abramovich pasi ajo ka skaduar muajin e kaluar.

Këtë e kanë rrëfyer njerëzit pranë miliarderit për Financial Times, teksa tensioni gjeopolitik mes Moskës dhe perëndimit po rritet.

Abramovic, i cili jeton në Londër dhe ka një pasuri rreth 11 miliardë euro, është njeriu i 13-të më i pasur në Britani, sipas Sunday Times, dhe është rikthyer në Rusi pasi i skadoi viza e investitorit.

Abramovich nuk ishte në Wembley për të parë finalen e FA Cup mes Chelsea dhe United.

Burimet pranë tij thonë se rinovimi i vizës nuk i është refuzuar, por procedurat po zgjasnin më tepër se herët e tjera dhe pa ofruar asnjë shpjegim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat