Pogba nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Man.United

Futboll

Pogba nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Man.United

Më: 21 maj 2018 Në ora: 09:47
Paul Pogba

Skuadra e Manchester United e përmbyll një sezon shumë të dobët, duke mos arritur të fitojë asnjë trofe këtë edicion dhe pakënaqësi normalisht se ka gjithandej kampit të “Djajve të Kuq”.

Rastin e fundit për ta shpëtuar sezonin me një trofe, ishte finalja e FA Cup, mirëpo u mposhtën nga Chelsea, në një ndeshje që e dominuan United, sidomos në pjesën e dytë.

E situatën e krijuar në ekip, sidomos mes trajnerit Jose Mourinho dhe mesfushorit Paul Pogba, janë duke e përcjell klube si Real Madrid dhe PSG, të cilat po e monitorojnë disponimin e francezit lidhur me largimin e tij nga “Old Trafford”.

Madje vet Pogba nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të tij i pyetur në një intervistë për televizionin francez “Canal +”.

“Asgjë nuk është e sigurt. Në aspektin e kontratës po, pasi kam ende marrëveshje, por në anën tjetër gjithçka mund të ndodh”, tha Pogba.

Edhe pse raporti i tij me trajnerin Mourinho është diskutuar gjatë, vet futbollisti thotë se mënyra e “ashpër” e portugezit, e ka pjekur si futbollistë dhe njeri.

“Kishte kohë kur nuk luaja dhe isha në bankinë, e shumë gjëra janë thënë për këtë. Njerëzit mendonin se ky ishte një gabim, por një futbollistë dhe trajner nuk është e thënë se duhet të jenë shokët më të mirë. Ata nuk janë të detyruar që edhe jashtë fushës të shoqërohen. Kisha disa probleme, por jo aq sa është thënë.”

“Trajneri më linte në bankë, kurse unë përgjigjesha në fushë pastaj dhe dhuroja maksimumin tim çdoherë. Kjo më ka bërë që të rritem në një lider. Mourinho më dha mundësinë të mbaja shiritin e kapitenit dhe kjo më ka bërë që të zhvillohem edhe më shumë në një lider në skuadër, madje edhe për Francën në të ardhmen”, deklaroi Paul Pogba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat