Inzaghi plot hidhërim: Zhgënjim i madh, nuk ishte fati me ne

Futboll

Inzaghi plot hidhërim: Zhgënjim i madh, nuk ishte fati me ne

Më: 21 maj 2018 Në ora: 09:10
Simone Inzaghi

Lazio u “tall” në fund të ndeshjes me Interin, çka i kushtoi moskualifikim për në Ligën e Kampionëve. Simone Inzaghi e ka komentuar sezonin e të tijve pozitivisht, pavarësisht hidhërim përfundimtar. I intervistuar në mikrofonat e “Premium Sport”, trajneri i Lazio u dha meritat lojtarëve të tij:

“Ndoshta ne nuk duhet të binim kështu në ndeshjen e fundit, por kemi bërë një udhëtim të madh gjatë gjithë sezonit. Edhe sonte e kishim lojën në dorë, ku shënuam dy herë. Në fund pamë të zhbëhej çdo gjë në pak minuta. Ndoshta nuk ka qenë e shkruar për ne, që të shkonim në Ligën e Kampionëve.

Natyrisht që kam keqardhje, por falënderoj djemtë për atë që kanë bërë. E kemi filluar me Superkupën, pastaj bëmë një udhëtim të madh sezonal. Eshtë normale që për një mbrëmje si kjo të vjen keq, por tani kemi kohë për të menduar. Ka keqardhje të madhe, por asgjë nuk e zvogëlon sezonin e djemve të mi, të cilët kanë qenë shumë të mëdhenj. Edhe sonte e kemi dominuar lojën”.

Gabimi i De Vrij, pas shumë polemikave, nuk e ndryshon mendimin e Inzaghi: “Sinqerisht, kjo nuk ndryshon asgjë, në qoftë se penalltinë e shkaktoi De Vrij apo një tjetër. Unë mendoj se ai bëri një lojë të shkëlqyer Ntë rast nuk duhej të ndërhynte ashtu, por tashmë asgjë nuk kthehet mbas”.

Trajneri i Lazio nuk dëshiron të flasë për vendimet e gjyqtarit në fund të një sezoni të komplikuar nga ky këndvështrim: “Mendoj se është e papërshtatshme për të folur për gjyqtarët. Ne kishim shumë shanse për ta mbyllur ndeshjen sonte, kemi dominuar. Interi në hije shënon tre gola, por ky është futbolli.

Interi shkon në Ligën e Kampionëve me pikët tona, ne kishim për ta mbyllur atë më parë, por le të mos harrojmë se kemi qenë grup i dobishëm për 15 ndeshje. Ne jemi sulmi më i mirë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Ndoshta nuk jemi ende të pjekur sa duhet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat