Mancini: Italia do të rimarrë mbrapsht gjithçka me interesa

Futboll

Mancini: Italia do të rimarrë mbrapsht gjithçka me interesa

Më: 21 maj 2018 Në ora: 08:08
Mancini

“Si do të doja që të quhej kombëtarja ime? Italia e rilindjes”. Këto kanë qenë fjalët e Roberto Mancini-t, trajneri i ri i “Axurrëve”.

“Nga zhgënjimet e mëdha mund të lindin triumfe të mëdha, – ka vazhduar tekniku. – Kam shumë besim për të ardhmen. Lojtarët do të dinë të tregojnë krenarinë dhe të rikthehen të ëndërrojnë majën”.

“Çdo kombëtare ka mënyrën e saj të lojës, nuk mund dhe nuk do të mundemi kurrë të luajmë si Spanja apo Brazili. Italia ka pasur gjithmonë një sistem origjinal”.

“Në momente të caktuar kemi qenë edhe më të fortë se Brazili, për finalet e arritura. Në raste të tjera, si në Spanjë 1982, kemi ditur të gjejmë një rrugë tonën, pavarësisht se nuk kemi qenë favoritë”.

“Shpresojmë ta rimëkëmbemi dhe të marrim mbrapsht atë që na takon me interesa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat